TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2026, 21:13

Goditja e mafies shqiptare në Ekuador, mes të arrestuarve edhe një politikan

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e mafies shqiptare në Ekuador, mes të arrestuarve edhe

Bëhet fjalë për ish-deputetin e provincës El Oro, Jorge Salomón Fadul Franco

Mediat ekuadoriane kanë dhënë më shumë detaje për mega-operacionin ‘Costa’ për goditjen e mafies shqiptare. Mësohet se gjatë operacionit është kapur drogë me vlerë 346 milionë dollarë. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një politikan dhe disa biznesmenë.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e provincës El Oro, Jorge Salomón Fadul Franco, i dyshuar si pjesë e mekanizmit që lehtësonte dërgimin e drogës drejt tregut europian.

Operacioni, i koordinuar nga Policia Kombëtare dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, përfshiu bastisje të njëkohshme në provincat El Oro dhe Guayas. Fadul u arrestua në një zonë banimi në lindje të Machalës, ku agjentë të specializuar kontrolluan një pronë në kuadër të hetimeve në vazhdim.

Autoritetet transferuan të ndaluarit nën masa të rrepta sigurie në Guayaquil, ku ata mbeten në dispozicion të organeve gjyqësore. Prokuroria po heton lidhje të mundshme me rrjetin shqiptar të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Karriera politike e Jorge Salomón Fadul Franco

Me profesion ekonomist, Salomón Fadul e nisi karrierën politike si këshilltar në kantonin Machala. Gjatë mandatit në Këshillin Kantonal, ai kërkoi disa herë leje për arsye shëndetësore dhe u zëvendësua përkohësisht nga zëvendësi i tij.

Më pas ai u zgjodh deputet në Asamblenë Kombëtare, duke përfaqësuar provincën El Oro. Sipas të dhënave zyrtare parlamentare, ai mori pjesë në seanca legjislative gjatë vitit 2012.

Në nivel lokal, Fadul njihet si figurë me përvojë në administratën bashkiake dhe në legjislativin kombëtar. Pas largimit nga politika aktive, ai iu përkushtua aktiviteteve në sektorin e industrisë së bananeve./ Pamfleti

goditja e mafies shqiptare ekuador

Lini një Përgjigje