TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2026, 09:28

Plas sherri në polici, efektivi dhunon kolegun në zyrë

Shkruar nga Pamfleti
Plas sherri në polici, efektivi dhunon kolegun në zyrë
Foto Ilustrim

Një konflikt mes dy punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë është regjistruar ditën e djeshme në ambientet e zyrës, duke çuar në procedimin penal të njërit prej tyre.

Sipas policisë, më 3 mars 2026 në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur, Alfred Xhoxhaj, punonjës i Policisë Bashkiake, i cili ka kallëzuar se është goditur nga një koleg i tij.

Në njoftim thuhet se konflikti ka ndodhur në ambientet e zyrës dhe dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës.

Policia bën me dije se shtetasi Eugen Saliasi, gjithashtu punonjës i Policisë Bashkiake, është proceduar penalisht për veprën “Goditja për shkak të detyrës”.

"Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj, punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi Eugen Saliasi. Eugen Saliasi u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.", thuhet në njoftimin e policisë.

sherr policia efektivi dhunon kolegun

Lini një Përgjigje