TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2026, 12:42

Plagosja e efektivit të Shqiponjave në Dibër; kush është 35-vjeçari i arrestuar nga aksioni i policisë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e efektivit të Shqiponjave në Dibër; kush
Klodian Llomi

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar në qytetin e Peshkopisë.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.

Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, është rrëzuar nga një mur rrethues, në tentativë për të kapur të shumëkërkuarin, duke pësuar dëmtime trupore.

I arrestuar është 35-vjeçari Klodian Llomi.

Plagosja e efektivit të Shqiponjave në Dibër; kush

Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia vuri në pranga  35-vjeçarin, Klodian Llomi (Mazari), pasi akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali.

35-vjeçari  ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata shqiptare, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të  Romës në Itali, ku  ka  për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vite e 7 muaj burg.

plagosja e efktivit të shqiponjave në dibrër 35-vjeçari i arrestuar

Lini një Përgjigje