Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Guardia di Finanza në Itali ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas autoriteteve italiane, agjentët kryen një kontroll në qytetin e Meranos, ku arrestuan një shqiptar që banonte në këtë zonë pranë lumit Passirio. Personi në fjalë rezulton të jetë i njohur për forcat e rendit, pasi më herët ishte i skeduar nga policia.
Hetimi çoi agjentët drejt një garazhi në zonën Maia Bassa, ku i dyshuari ishte vërejtur duke hyrë. Gjatë kontrollit në ambientin, i cili rezultonte i regjistruar në emër të një personi tjetër, oficerët gjetën 914 gramë kokainë të ndarë në disa blloqe, si dhe 2,750 euro para të gatshme.
Sipas mediave italiane, dyshohet se paratë janë përfituar nga aktiviteti i trafikimit të drogës.
Pas arrestimit, shtetasi shqiptar është vendosur në paraburgim, ndërsa pritet të dalë përpara autoriteteve gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë dhe vijimin e hetimeve.
Lini një Përgjigje