TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 14:27

Plagosën rëndë një person, arrestohen dy persona në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën rëndë një person, arrestohen dy persona në

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë në pranga ranë shtetasit Isak Mema, 45 vjeç, banues në Kamëz dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, si dhe Bilbil Ajazi, 38 vjeç, po ashtu banues në Kamëz.

Sipas policisë, ndaj tyre është ekzekutuar urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës më 15 prill 2026, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se më 3 prill 2025, dy shtetasit kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, si rezultat e një pune të mirorganizuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre, finalizuan operacionin e koduar “Double”.    

Gjatë operacionit u kapën shtetasit:     

-I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për amëmbajtje pa leje;

-B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz.        

Në vijim të veprimeve procedurale, u ekzekutua urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës, më datë 15.04.2026, për këta 2 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 03.04.2025, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., të cilit i janë shkaktuar dëmtime të rënda. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.        

Lini një Përgjigje