TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 14:09

"Plumbi i Artë"/ I pandehuri ankohet për transferimin në Burrel: Bëj 2 orë rrugë në furgonët zhul për të ardhur këtu

Shkruar nga Pamfleti

"Plumbi i Artë"/ I pandehuri ankohet për transferimin

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”, i pandehuri Asllan Plaku ka ngritur shqetësime lidhur me transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Burrelit.

Sipas tij, kjo lëvizje e bën më të vështirë pjesëmarrjen në seancat gjyqësore, për shkak të distancës së gjatë dhe kohës së transportit.

“Më fusin në ato furgonët zhul. Javës tjetër më çojnë në Drenovë Dua të më transferojnë sërish aty ku kam qenë në Durrës”, u shpreh Plaku para gjykatës.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin se ende nuk i është vënë në dispozicion dosja hetimore, duke theksuar se kjo pengon përgatitjen e mbrojtjes. Po ashtu, deklaroi se nuk ka njohje me avokatin e caktuar për ta përfaqësuar.

Nga ana tjetër, prokurori Behar Dibra dhe trupi gjykues u shprehën se këto pretendime po dëgjohen për herë të parë në sallën e gjyqit dhe do të verifikohen në vijim.

Asllan Plaku: Ti marrësh të gjithë nga burgu, nëse ka ndonjë tendencë nga shefat e policisë. Nuk e di ça kanë, duan të arrijnë atë që duan, por me mua nuk ju ecën. Transferimi në Burrel vështirëson ardhjen time në çdo seancë, janë dy orë rrugë, më fusin në ato furgonët zhul, dua të ndjek çdo seancë. Ma kanë argumentuar lëvizjen sikur kam bërë kundërshtime. Do kem gjyqe, nëse vjen dokument nuk e firmos, nuk dua të më përfaqësojë asnjë avokat pa firmën time, kushti është që të më transferojnë sërish aty ku kam qenë në Durrës. Javës tjetër më çojnë në Drenovë. O prokuror e di se kush e bën dhe pse e bën, por nuk kanë me arrit gjë. Dua të kërkoj dëshmitarë, por nuk kam dosje, më vështirëson mbrojtjen, avokatin që më kanë caktuar nuk e njoh fare. Avokatët s’dua të më përfaqësojnë pa praninë time, nëse nuk më çojnë aty ku isha. Duan të marr në qafë njerëz pa lidhje. Dua të largohem dhe nuk dua të më përfaqësojë njeri pa praninë time, po më bini në qafë kot, s’më detyroni dot me zor.

Prokurori Behar Dibra: Këto pretendime do i verifikojmë, tani vihemi në dijeni, nuk kemi qenë në dijeni. Do shohim arsyet e transferimit, nëse ka të bëjë me sjelljet tuaja, do verifikojmë pretendimet dhe do gjejmë zgjidhje. Drejtoria e Burgjeve është institucion më vete. Ti je këtu s’ke pse ikën, do bëhesh shkas për zvarritje e shtyrje gjykimi

Asllan Plaku: Këtë seancë po qëndroj, por nuk ndodh më

Gjykata: Do marrim masa dhe të shohim çdo mundësi tjetër, tani kur jemi në kushte kur nuk kemi asnjë informacion nuk vendosim asgjë

plumbi i arte asllan plaku #ankese burg

Lini një Përgjigje