TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 12:40

Aksident fatal në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin, humb jetën një person; në gjendje të rëndë një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident fatal në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin, humb

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Friuli të Italisë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në zonën e Marianos, ku u përfshinë një kamion i drejtuar nga shqiptari dhe një furgon frigoriferik që drejtohej nga viktima. Përplasja ka qenë e fortë dhe me pasoja fatale për një nga drejtuesit e mjeteve.

Shoferi shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Udine me helikopter, ndërsa burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike dhe po lufton për jetën.

Identiteti i tij nuk është bërë ende publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Aksident fatal në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin, humbAksident fatal në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin, humbAksident fatal në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin, humb

Lini një Përgjigje