TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 12:16

Adresa fiktive dhe zyra sekrete, si funksiononte rrjeti i call center-ave; dy administratorët në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Adresa fiktive dhe zyra sekrete, si funksiononte rrjeti i call center-ave; dy
Paratë cash të sekuestruara

Dy persona të shpallur në kërkim, Xhoni Hitaj, 31 vjeç, dhe Marsel Lami, 29 vjeç, dyshohet se kanë qenë administratorët e disa call center-ave mashtrues të goditur së fundmi në Tiranë. Për të dy, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas të dhënave nga hetimet, Hitaj rezulton të ketë administruar të paktën dy call center, të identifikuara gjatë operacionit të zhvilluar më 13 prill 2026 në bashkëpunim me autoritetet austriake. Njëri prej tyre ndodhej pranë qendrës së Tiranës, në hyrje të rrugës së Kavajës, ndërsa tjetri pranë Kopshtit Zoologjik.

Në ambientet e njërit prej këtyre subjekteve dyshohet se ndodhej edhe zyra e personit të konsideruar si drejtues i rrjetit, Granit Pepnika, i cili vijon të jetë në kërkim. Hetuesit kanë ngritur dyshime se disa nga subjektet e regjistruara në QKB në emër të Hitajt mund të jenë fiktive.

Nga ana tjetër, Marsel Lami rezulton të ketë administruar, në periudha të ndryshme nga viti 2023 deri në 2025, disa call center të regjistruar me emra dhe adresa të ndryshme, të cilat sipas hetuesve shërbenin për të fshehur vendndodhjen reale të aktivitetit.

Në këtë çështje është arrestuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka punuar për disa vite në këto struktura.

Për të identifikuar vendndodhjen e saktë të call center-ave, hetuesit kanë përdorur përgjime telefonike dhe pajisje gjurmuese, duke zbuluar se aktiviteti zhvillohej në adresa të ndryshme nga ato të deklaruara zyrtarisht.

Lini një Përgjigje