TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 10:20

Djegia e pallatit pranë QSUT, policia hap kamerat: Shkak i flakëve pakujdesia e disa të miturve

Shkruar nga Pamfleti

Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar për veprat penale “shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe janë nën hetim.Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje me zjarrin.

Djegia e pallatit pranë QSUT, policia hap kamerat: Shkak i flakëve
Djegia e pallatit 12 katësh, policia hap kamerat

Zjarri që shkrumboi 30 apartamente te pallati 12-katësh pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e të miturve.

Mësohet se grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth dhe në video shfaqen 5 fëmijë të mitur që qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të marketit.

Më pas, dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë (dyshohet të jetë bisht cigareje) të cilin e hedhin mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, që shumë shpejt shndërrohet në flakë, dhe përhapet  me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të shumta.

Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar për veprat penale “shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe janë nën hetim.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje me zjarrin.

Mes të arrestuarve është edhe menaxheri i Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.

Të ndaluarit janë inxhinieri i kompanisë Enver Admi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara.

Zjarri dyshohet se ka nisur nga pika e Big Marketit në katin e parë. Dyshohet se janë djegur disa kuti kartoni ngjitur me fasadën e pallatit dhe flakët më pas janë përhapur me shpejtësi në gjithë godinën. 

Në pranga është vënë edhe administratori i pallatit, ndërsa mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi për incidentin, duke sqaruar masat që do të merren për familjet e dëmtuara.

Në reagimin e tij, Rama theksoi se pallati i djegur do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se, sipas tij, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e godinës.

Ai shtoi se nuk mund të lihen vetëm qytetarët që kanë humbur pronën e tyre, por njëkohësisht nuk duhet që dëmi të mbulohet nga taksapaguesit, duke nënvizuar rolin e sigurimeve të banesave në raste fatkeqësish.Kryeministri u bëri thirrje familjeve të dëmtuara të qëndrojnë të qeta dhe u shprehu urimet për shëndet, ndërsa falënderoi zjarrfikësit dhe forcat e rendit për ndërhyrjen e tyre, të cilën e cilësoi si “heroike” në shpëtimin e jetëve të rrezikuara gjatë incidentit.



djegia e pallatit 12 katësh policia hap kamerat

3 Komente

  1. G
    Greta

    ???????????????????? Po pse nuk thoni se e ka fajin “bossi” që bën pallatin, kunati i Fatmir Xhafës, që i bën pallatet si surrati i tij…. Na dolën kalamajtë, fajtorë tani…. O ZOT, ku jetojmë….

    1. O
      Opionisti

      Ndertimi rrugeve dhe pallate do jete ne shtete nuk ka me private duhete te mbehete vullnetar ne shtete te hapi vende pune ne shtete

      1. A
        Ani

        Pergjegjesit reale jane te paprekshem, si zakonisht merren me bishtat

        Lini një Përgjigje