TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 09:16

I dënuar me 18 vite burg për vrasje, arrestohet 29 vjeçari shqiptar në Belgjikë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 18 vite burg për vrasje, arrestohet 29 vjeçari
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje, është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi Nasi Hodo, 29 vjeç, i lindur në Sarandë. Ai ishte dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Vlorës me 18 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet daton në korrik të vitit 2017, kur në fshatin Borsh, Sarandë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ai dyshohet se ka vrarë me thikë shtetasin P. B. dhe ka plagosur rëndë shtetasin E. M., pas një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu, ai akuzohet edhe për plagosjen e një shtetasi tjetër, D. K.

Aktualisht, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve belge për të përfunduar procedurat e ekstradimit të 29-vjeçarit në Shqipëri, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, prej 13 vjetësh, 6 muajsh dhe 27 ditësh burgim.

"FAST Albania kontribuon nëpërmjet rrjetit ENFAST, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacionit policor, finalizohet nga Policia belge operacioni i koduar “Ndërveprimi”. Kapet në Belgjikë një 29-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Vlorës për vrasje, kryer në bashkëpunim, dhe plagosje.

Shërbimet e FAST Albania, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas i dënuar për krime kundër personit fshihej në Belgjikë.

Informacioni është shkëmbyer në kohë reale me partnerët belgë, nëpërmjet rrjetit ENFAST dhe, si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërveprimi”, u mundësua lokalizimi, kapja në Belgjikë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit:
Nasi Hodo, 29 vjeç, i lindur në Sarandë.

29-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2019, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në muajin korrik 2017, shtetasi Nasi Hodo, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin P. B., si dhe ka plagosur rëndë shtetasin E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Borsh, Sarandë.

Gjithashtu, 29-vjeçari është autor i plagosjes së shtetasit D. K. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve belgë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Nasi Hodo në Shqipëri, me qëllim kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit, 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.", njofton policia.

Lini një Përgjigje