SPAK ndërmori paraditen e sotme një operacion kundër grupit kriminal të Jetmir Pepës, ndërsa zyrtarisht Prokuroria Speciale njoftoi se sekuestroi pasuri me vlerë 12 milionë euro dhe lëshoi 11 urdhër-arresti.
Por në pranga përfunduan vetëm 3 persona: Lulzim Pepaj 52 vjeç, Florian Marku 34 vjeç dhe Anton Kolaj 33 vjeç.
Pjesa më e madhe e sekuestrove janë automjete, por edhe pasuri të pajuajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.
Mes pasurive të sekuestruara është edhe një hotel, në mes të Tiranës, pak metra larg Kuvenditt ë Shqipërisë, që dyshohet se në pronësi të Pepës apo personave të lidhur me të.
Hoteli ndodhet në rrugën “Xhorxhi Martini”, dhe sipas certifikimeve është me 4 yje.
Me një arkitekturë elegante, hoteli ka ambiente shërbimi si bar koktejlesh me tarracë panoramike, lounge-café, si dhe një kantinë vere nëntokësore ku organizoheshin degustime, apo edhe ambiente për palestër e sauna.
Pasuritë e sekuestruara
“Pepa Group SHPK”, Tiranë
33.3% e aksioneve të “HEC ARSTI” në Fierzë (vlera e aksioneve që i përket Pepa Group)
B.I.V. SHPK, 50 %, e aksioneve që i përkasin Pepa Group
50% e aksioneve të “Shëngjini 2013” shpk (vlera e aksioneve që i përket Pepa Group)
“Oxford Hotel”, në Tiranë
“Maison Nuve Aesthetics” në Tiranë
“E.DK.AL” shpk, me seli në Ishull-Shëngjin, me emrin tregtar Soluna
60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.
89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).
72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.
Lini një Përgjigje