TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2026, 16:45

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa peshkonte, humb jetën një person në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa peshkonte, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shënkollit, në Lezhë, ku një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Sazan Sula.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ndodhej pranë urës së “Prekanit” duke peshkuar, kur mund të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Raportohet se, autoritetet janë duke punuar për verifikimin e plotë të të dhënave.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

"Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

 

 

Lini një Përgjigje