
Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Same”, pas goditjes së dy rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë dhe Krujë.
Në pranga ra një 30-vjeçar në Tiranë, i cili u ndalua në rrugën “Mine Peza”, ndërsa drejtonte automjetin e tij. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë i gjetën një sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira, u zbulua edhe një tjetër sasi e së njëjtës lëndë, që dyshohet se mbahej me qëllim shitjen.
Në një rast të dytë, në Krujë, u arrestua një 19-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se ishte e destinuar për shpërndarje në qytet.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu celularët e të arrestuarve dhe automjeti që përdorte 30-vjeçari.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
"Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike.
Shiste Kokainë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Iu gjet në banesë, lëndë narkotike Cannabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës, vihet në pranga 19-vjeçari.
Sekuestrohen sasitë e lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, celularët e të arrestuarve dhe automjeti që përdorte njëri prej tyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me
Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, goditën 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestuan shtetasit:
- A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 19 vjeç, banues në Krujë.
-Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Mine Peza”, automjetin që drejtonte 30-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër e lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.
-Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje