TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2026, 11:09

Hynte në banesa duke përdor kopje çelësash, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Hynte në banesa duke përdor kopje çelësash, arrestohet

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në banesa. Hetimet tregojnë se ai vepronte duke përdorur çelësa të kopjuar për të hyrë në apartamente.

Sipas të dhënave hetimore, 38-vjeçari ka realizuar të paktën katër vjedhje gjatë këtij viti. Ai shfrytëzonte mungesën e banorëve dhe hynte në banesa duke përdorur kopje çelësash.

Pas hyrjes në banesa, dyshohet se merrte sende me vlerë dhe para, ndërsa largohej pa lënë gjurmë të dukshme thyerjeje.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet për raste të tjera të mundshme ku mund të jetë i përfshirë.

“Si rezultat i një hetimi disamujor, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa, nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar, u finalizua operacioni i koduar “Kopja”.

Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me këtë metodë, gjatë vitit 2026.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H”, njoftoi policia. 

arretsohet hajduti ne tirane

Lini një Përgjigje