Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar një urdhër arresti për Jetmir Pepën, i njohur si Mir Pepa, një person me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim prej muajsh.
Kush është Mir Pepa?
Mir Pepa, i cili ditët e fundit është cilësuar në media si biznesmen, para disa vitesh mori mbiemrin e ish të dashurës së tij Xhulia Marashi, motra e Oriola Marashit për t’iu fshehur drejtësisë.
Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, ku për të është folur edhe më herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.
Mirëpo Jetmir Pepa alias Marashi nuk është i panjohur edhe për policinë. Në korrik të vitit 2021 ai bashkë me Altin Gjokën, i shpëtuan një atentati në Tiranë.
Në kërkim u shpall autori i dyshuar i asaj ngjarje shtetasi Aldo Lamandi (Gj), dhe dy bashkëpunëtorët e tij Njazi Kulla dhe Besard Pashkaj.
Pepa rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës që prej janarit 2025, pas një incidenti me armë zjarri në Parkun Olimpik gjatë një koncerti festiv në natën e ndërrimit të viteve. Sipas të dhënave, pas një konflikti, Pepa ka qëlluar dy herë me armë në një ambient të mbushur me të rinj dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Në momentin e të shtënave, në skenë performonte reperi Stresi, ndërsa pritej edhe pjesëmarrja e artistëve të tjerë të njohur, përfshirë Dafina Zeqirin. Aktiviteti zhvillohej në sallën e Parkut Olimpik në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë.
Emri i tij është përmendur gjithashtu edhe në një tjetër ngjarje, atë të konfliktit ku u përfshinë motrat Berisha dhe blogerja Klea Prenga, ku ai përflitet si ish-partner i Marinela Berishës.
Lini një Përgjigje