TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2026, 08:57

Vdekja tragjike e 19-vjeçares në Greqi, 60 minutat e fundit të viktimës pas konsumimit të kokainës në hotel me një shqiptar dhe dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja tragjike e 19-vjeçares në Greqi, 60 minutat e fundit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kefalonia të Greqisë, ku një 19-vjeçare u gjet e vdekur në qendër të qytetit të Argostolit. Mediat greke si Protothema, ka zbuluar detaje shqetësuese nga orët e fundit të jetës së saj, ndërsa mes personave të arrestuar është edhe një 22-vjeçar shqiptar.

Sipas informacioneve policore, e reja ishte në një hotel të zonës së bashku me tre të rinj, 23, 26 dhe 22 vjeç. Ajo kishte shkuar fillimisht në hotel rreth mesnatës së së hënës me 23-vjeçarin. Rreth orës 02:00 të mëngjesit, grupi dyshohet se vendosi të përdorte kokainë. Substanca narkotike u sigurua nga 26-vjeçari, ish-peshëngritës, i cili u kthye edhe një herë me një sasi tjetër. Gjatë kthimit të dytë, ai shoqërohej nga 22-vjeçari shqiptar, i cili sipas burimeve policore nuk kishte konsumuar drogë.

Rreth orës 03:00, 19-vjeçarja u ndje keq dhe humbi ndjenjat. Sipas dëshmive, tre të rinjtë e nxorën nga hoteli dhe e transportuan në sheshin qendror të Argostolit. Dyshohet se ata e lanë aty në gjendje të pavetëdijshme, ndërsa më pas u larguan.

Pak më vonë, shërbimi i urgjencës EKAB e gjeti të renë jashtë një lokali dhe e transportoi në spital. Ajo mbërriti me shenja jete, por ndërroi jetë rreth orës 05:15, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të analizuara nga policia, tregojnë njërin prej të rinjve duke e mbajtur në krahë, ndërsa dy të tjerët e ndjekin. Autoritetet arritën në identifikimin e tyre përmes materialeve filmike nga hoteli dhe zona përreth.

Tre të rinjtë përballen me akuza për ekspozim fatal ndaj rrezikut dhe pritet të dalin para prokurorit. Ndërkohë, trupi i pajetë i 19-vjeçares është dërguar për autopsi në Patra, ndërsa analizat toksikologjike dhe histologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e sakta të vdekjes brenda dy javësh.

Vdekja tragjike e 19-vjeçares në Greqi, 60 minutat e fundit të

Roli i 26-vjeçarit, një ish-kampion i peshëngritjes me medalje ndërkombëtare, konsiderohet kyç në hetime. Sipas mediave lokale, ai kishte pasur një karrierë premtuese sportive, por vitet e fundit ishte kthyer në Argostoli.

Familja e viktimës kërkon sqarime për rrethanat e ngjarjes. Nëna e saj deklaroi për median greke Mega se kishte folur me të bijën pak para ngjarjes dhe kishte shprehur shqetësim për shoqërinë e saj. Sipas saj, një prej të rinjve kishte dërguar mesazh ku pranonte se e kishin lënë vajzën vetëm në gjendje të rëndë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë. 

 

vdekja tragjike e 19 vjecares ne greqi

Lini një Përgjigje