TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 19:57

Zjarri që “përpiu” pallatin te QSUT, vijon përpjekja për të shuar tërësisht flakët!

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri që “përpiu” pallatin te QSUT, vijon përpjekja
Foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë ka shkaktuar pasoja të rënda materiale dhe disa të lënduar, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka zgjatur për rreth tre orë.

7 persona janë transportuar në spital për shkak të asfiksisë nga tymi, konkretisht 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës. Gjithashtu, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin dy gra që kishin mbetur të bllokuara brenda pallatit.

Operacioni për shuarjen e zjarrit ka qenë intensiv dhe i zgjatur. Në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse nga Tirana, si dhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Për shkak të përmasave të zjarrit, në ndihmë janë përdorur edhe dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara, ka bërë të ditur se zjarri ka përfshirë të gjithë kompleksin e pallateve.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në katet e para të ndërtesës.  Flakët më pas u ngjitën në godinë përmes fasadës së jashtme, duke arritur deri në katin e 12-të.

zjarri që “përpiu” pallatin te qsut

Lini një Përgjigje