
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente në vend.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat po marrin pjesë aktivisht në operacion. Një helikopter i ushtrisë është përfshirë në ndërhyrje, duke punuar nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa efektivë ushtarakë ndodhen në terren për të mbështetur operacionin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, në aksin e “5 Majit”, përballë QSUT-së. Pavarësisht reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë intensive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tym i dendur.
Si pasojë e tymit, katër persona – dy qytetarë dhe dy zjarrfikës – janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.
Operacioni i përbashkët mes zjarrfikësve dhe ushtrisë vijon, me fokus vënien nën kontroll të plotë të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të godinës apo objektet përreth.
Lini një Përgjigje