TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 17:50

Zjarri te pallati pranë QSUT-së, zjarrfikësit nxjerrin gruan e moshuar nga flakët

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri te pallati pranë QSUT-së, zjarrfikësit nxjerrin gruan e
Momenti kur zjarrëfikësit shpëtojnë të moshuarën

Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë një grua të moshuar nga flakët në kompleksin e pallateve pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu pak minuta më parë. 

Sipas informacionit të fundit, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur nxjerrjen e gruas i nga ambientet e përfshira nga flakët. Nuk bëhen ende të ditura rrethanat shëndetësore në të cilat ndodhet ajo. 

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa ekipet po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

 

zjarri te pallati pranë qsut-së

Lini një Përgjigje