Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks pallatesh në zonën pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një prej ndërtesave, ndërsa situata mbetet ende në zhvillim.
Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë QSUT-së. Dyshohet se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Zjarri është raportuar nga banorët e zonës, të cilët kanë vënë re përhapjen e shpejtë të flakëve dhe praninë e tymit të dendur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësja dhe po evakuohen banorët e të gjithë pallatit.

Zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë.
Si pasojë e agravimit të situatës banorët janë në panik dhe të shqetësuar, ndërsa dëmet në banesa janë të konsiderueshme.
Ndërkohë ekipet zjarrfikëse vazhdojnë ndërhyrjen e tyre për të shuar flakët. Gjithashtu janë shpëtuar edhe dy persona që ishin të bllokuar në pallat. Zjarrfikësit kanë përdorur shkallë lëvizëse për t’u afruar në katet e sipërme të pallatit. Beteja me flakët vijon.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat po marrin pjesë aktivisht në operacion. Një helikopter i ushtrisë është përfshirë në ndërhyrje, duke punuar nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa efektivë ushtarakë ndodhen në terren për të mbështetur operacionin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Lini një Përgjigje