TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2026, 16:18

Publikohen pamjet, momenti kur policia mësyn te “Call Centerat”; 10 të arrestuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen pamjet, momenti kur policia mësyn te “Call
Pamje nga aksioni

Publikohen pamjet e aksionit të policisë dje kundër Call Centerave. Sipas njoftimit të policisë, është ushtruar kontroll në 12 ambiente, të cilët dyshohet se përdoreshin për të mashtruar qytetarë nga vendet e BE. Në pamje duket qartë se shumë punonjës janë kapur në flagrancë.

Me vendimin nr. 3410 të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin në 3 subjekte në Tiranë, si dhe në 9 banesa të shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë ndërhyrjes, në këto ambiente u gjetën shtetas të punësuar si operatorë, duke kryer mashtrim kompjuterik.

Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u ekzekutuan 5 nga 7 masa sigurie “Arrest në burg”. Konkretisht, u ekzekutua kjo masë, për shtetasit E. D., 47 vjeç, M. H., 23 vjeç, T. A., 22 vjeç, L. T., 32 vjeç dhe Xh. M., 28 vjeç. Me të njëjtën masë, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. H., 30 vjeç dhe M. L., 28 vjeç.

Më tej, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasen A. V., 33 vjeç. Ndërkaq, me të njëjtat masa u shpall në kërkim shtetasi L. C., 25 vjeç.

Në vijim të operacionit “Ghost Call”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 38 vjeç, E. H., 26 vjeç, B. B., 25 vjeç, K. D., 25 vjeç dhe  E. T., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. J., 24 vjeç. Pra duke e çuar në 10 numrin e të arrestuarve. 

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas kishin rol drejtues në ekipet e përfshira në këtë veprimtari.

 

call center aksion

Lini një Përgjigje