
Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, në zonën përballë QSUT.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të fasadës së jashtme të godinës, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke shkaktuar dëme të dukshme materiale. Banorët e pallatit kanë reaguar menjëherë, duke u evakuuar nga ambientet e tyre.
Siç shihet edhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë me mjete të specializuara. Zjarrfikësit kanë përdorur shkallë lëvizëse për t’u afruar në katet e sipërme të pallatit, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe në izolimin e flakëve.
Ndërhyrja e tyre është fokusuar si në shpëtimin e personave të mbetur në banesa, ashtu edhe në shuarjen e zjarrit për të parandaluar përhapjen në pjesë të tjera të godinës.
Lini një Përgjigje