
Zjarri duket se ka nisur në një market në katin e parë...
Pasiden e sotme një zjarr masiv përfshiu një kompleks banimi në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, pranë QSUT-së, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zjarri duket se ka nisur në një market në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në gjithë godinën. Siç shikohet edhe në video, një zjarr i vogël ka marrë më pas përmasa të mëdha duke djegur të gjithë fasadën.
Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkaq, 11 të lënduar janë dërguar në QSUT, fatmirësisht pa dëme serioze. Pas disa orësh pune intensive, flakët u vunë nën kontroll nga forcat zjarrëfikëse./Pamfleti
Çdo të thotë u dogj fasada. Fasadat janë me llaç ose beton kjo ishte me material të djeshëm që mbulonte skeletin e shëmtuar. A ka kontroll, kush i miraton, a kanë firmosur zjarrfikësit, rrumpallë si kudo. Thjesht nuk ka shtet më saktë ka shtet feudal vetëm për vjelje taksash.