TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2026, 15:10

I vunë gjobë 30 mijë euro një 30-vjeçari, arrestohen 3 persona në Vlorë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
I vunë gjobë 30 mijë euro një 30-vjeçari, arrestohen
Policia

Tre persona u arrestuan në Vlorë, pasi dyshohet se kanosën dhe i vunë një gjobë 30 mijë euro një 30-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur të martën, kur në një lokal në Vlorë, 3 të arrestuarit, kanosën një të ri, për t’i marrë një shumë parash, dhe në fund i morën automjetin.

Ngjarja u denoncua nga 30-vjeçari, ndërsa nga kamerat e sigurisë, u zbuluan autorët e dyshuar që u vunë në pranga.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera, si administrimi i provave dhe kryerja e veprimeve hetimore me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Seksionit Operacional, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimit i 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:

-A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin K. S., banues në Vlorë, që t’iu jepte 30 000 euro, më pas i kanë marrë automjetin e tij tip “BMW” dhe janë larguar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

 

vlore policia kercenim

Lini një Përgjigje