TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Prill 2026, 21:23

Aksident i rëndë në Lezhë, mes të plagosurve edhe një grua shtatzënë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Lezhë, mes të plagosurve edhe
Pamje nga aksidenti në Lezhë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Balldren–Torovicë, në Lezhë.

Raportohet se, një çiklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues, duke shkaktuar lëndime te drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Mësohet se, e plagosur ka mbetur gjithashtu edhe një grua shtatzënë. Të dy janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje