TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 09:00

Vrau prindërit e ish të dashurit dhe trupat i fshehu në valixhe, konfirmohet dënimi me 30 vite burg për shqiptaren; si ndodhi krimi në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Vrau prindërit e ish të dashurit dhe trupat i fshehu në valixhe,
Viktimat Shpëtim dhe Teuta Pasho, autorja Elona Kalesha

Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, 42 vjeçe me origjinë shqiptare, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj në Firence.

Sipas vendimit, është rrëzuar ankimi i paraqitur nga mbrojtja, ndërsa është pranuar kërkesa e prokurorisë për të lënë në fuqi dënimin e dhënë nga gjykatat e shkallëve më të ulëta.

Ngjarja daton në vitin 2015, kur Teuta dhe Shpëtim Pasho u zhdukën në Firence. Vetëm pesë vite më vonë, në dhjetor 2020, mbetjet e tyre u zbuluan të copëtuara në katër valixhe, të hedhura në një zonë pranë superstradës Firence-Pisa-Livorno dhe pranë burgut të Solliccianos.

Gjykata e apelit në vitin 2025 kishte konfirmuar dënimin me 30 vite burg, duke refuzuar si kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, ashtu edhe atë të mbrojtjes për pafajësi.

Si ndodhi krimi?

Elona Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim dhe sipas hetuesve ajo kishte si qëllim  që të eliminonte ‘vjehrrit’, për t’u marrë 40-mijë eurot, por edhe për shkak se mendohet se ajo e urrente nënën e Taulanit, pasi Teuta nuk e donte nusen e djalit.

Përveç debateve të tjera, hetimet treguan se në familjen Pasho kishte pasur shpesh grindje, madje mamaja e Taulantit, Teuta i kishte thënë që të zgjidhte mes familjes dhe Elonës.

Vrasja ka ndodhur një ditë përpara se Taulanti, djali i çiftit që u vranë nga Elona, të lirohej nga burgu, ndërsa ata ishin në gjumë.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes.

Një valixhe, pastaj një tjetër dhe një tjetër, ishin katër valixhe të cilat, pas zbulimit të së parës, dolën nga një fushë midis autostradës Firence-Piza-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Brenda, ishin mbetjet e frikshme të një burri dhe një gruaje. Ishte dhjetori i vitit 2020 dhe brenda pak ditësh karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos, bashkëshortëve shqiptarë të zhdukur që prej 1 nëntorit pesë vite më parë.

Ata nuk ishin zhdukur, por rezultuan të ishin viktima të një vrasjeje. Kush mund t’i kishte vrarë ata? Duke marrë parasysh një diferencë të konsiderueshme kohore, prokurori u përqendrua në rrethin familjar të çiftit dhe në pak ditë rrethi u shtrëngua rreth Elona Kaleshës, në momentin e zhdukjes, ajo ishte e dashura e djalit të Pashos, Taulantit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur në banesën në via Fontana, në Firence, të cilën gruaja e kishte marrë me qira në emrin e saj.

Lini një Përgjigje