TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2026, 10:05

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës çon në gjyq 7 persona; 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT-së

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës çon

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për çështjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e “Kodrës së Rrapojve” në Himarë, duke çuar për gjykim shtatë persona, mes tyre katër ish-zyrtarë të IMT-së dhe tre qytetarë.

Hetimet, të nisura në kuadër të procedimit penal nr. 704 të vitit 2021, kanë nxjerrë në pah se zyrtarët e përfshirë dyshohet se nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës, duke lejuar ose mos penguar ndërtimet pa leje dhe duke dëmtuar interesat e shtetit dhe të palëve të tjera.

Për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” janë marrë të pandehur shtetasit M.B., B.M. dhe Sh.T. Ndërsa për “Shpërdorim detyre” akuzohen ish-kryeinspektorët e IMT-së Himarë, R.H. dhe M.N., si dhe ish-inspektorët E.Z. dhe R.K.

Të gjithë të pandehurit pritet të përballen me drejtësinë, ku do të shqyrtohen provat dhe përgjegjësitë individuale për secilin rast.

Njoftimi i Prokurorisë:

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.704 të vitit 2021, që bën fjalë për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, Himarë, rezultoi se këta shtetas në ushtrim të funksioneve të tyre publike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe/ose subjekteve të tjera.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:

M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”. të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje