Janë publikuar pamjet nga grabitja me armë e një argjendarie në Kamëz, ngjarje që ka shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët e zonës.
Sipas njoftimit të policisë, grabitja ndodhi rreth orës 13:00, kur dy persona hynë në argjendari dhe morën sende me vlerë. Njëri prej autorëve mbante në dorë edhe një armë zjarri gjatë grabitjes.
Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur autorët largohen me shpejtësi me një motor. Njëri prej tyre mban armën në dorë, ndërsa tjetri një çantë të mbushur me sende ari të marra në biznes.
Ngjarja ka terrorizuar qytetarët, pasi njëri nga autorët është shfaqur me armë edhe jashtë ambienteve të argjendarisë, në një zonë të frekuentuar nga banorët.
"Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje