TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2026, 12:25

Makina u aksidentua në aksin Lushnjë-Berat, shoferi u largua; 29-vjeçari: Prita ndihmë, nuk erdhi njeri

Shkruar nga Pamfleti
Makina u aksidentua në aksin Lushnjë-Berat, shoferi u largua;
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik është regjistruar gjatë natës në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Megjithëse ngjarja ngriti dyshime fillimisht, më vonë u konfirmua se drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas dëshmisë së tij, ai humbi kontrollin e automjetit në ecje dhe pas daljes nga rruga mbeti për disa minuta në vendngjarje duke pritur ndihmë.

I riu ka treguar se, pasi askush nuk u afrua për ta ndihmuar, arriti të dilte vetë nga makina dhe u largua drejt banesës, pasi nuk kishte dëmtime serioze. Ai kishte planifikuar që mëngjesin pasardhës të paraqitej në Komisariatin e Lushnjës për të raportuar aksidentin.

“Prita për ndihmë, por kur nuk erdhi njeri dola vetë nga makina. Nuk kisha lëndime dhe shkova në shtëpi”, ka deklaruar 29-vjeçari para efektivëve të policisë.

aksident

Lini një Përgjigje