TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2026, 11:47

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK zbulon rolet e Izmir Sakicajt dhe Samuel Troshanit

Shkruar nga Pamfleti
Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK zbulon rolet e Izmir
SPAK zbulon rolet e Izmir Sakicajt dhe Samuel Troshanit

SPAK doli sot me një njoftim zyrtar këtë të shtunë lidhur me personat e vënë nën akuzë në lidhje me një ngjarje ku dyshohet se kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Aleksandër Prendin, Franko Lekën, Izmir Sakicajn dhe Samuel Troshanin me akuzat për përfshirje në grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas SPAK, plani për vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij nuk është realizuar pasi, sapo grupi ka hyrë në fshatin Rranxë, është përballur me shkëmbim zjarri nga Aleksandër Prendi.

Nga hetimet rezulton se të gjithë të përfshirët në ngjarjen e ndodhur më 23 gusht 2024 në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës kanë qenë të armatosur dhe të organizuar, me qëllim eliminimin fizik të objektivit ndërsa gjatë ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri, por nuk ka pasur viktima, vetëm dëme materiale në automjete.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja, objekt procedimi ka ndodhur në datë 23.8.2028, rreth orës 17:00 të pasdites, kur të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga hetimi janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit, Rranxë (njësi administrative, Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës), ku ndodhej banesa e shtetasit Aleksandër Prendi. Motivi besohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme.

Hetimet provojnë se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur dhe kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim eleminimin fizik të shtetasit, Aleksandër Prendi. Mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri por nga ky incident nuk rezultojnë persona të dëmtuar, por janë konstatuar vetëm dëmë materiale të automjeteve të përdorura nga të pandehurit.

Megjithëse nuk është bërë e mundur identifikimi i të gjithë personave, pjesëtarë të grupit kriminal që ndodhej në vendin e ngjajrjes, provohet se i pandehuri Aleksandër Prendi ka qëlluar të paktën në drejtim të dy apo më shumë personave, me qëllim vrasjen e tyre, e mbetur në tentativë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendngjarje janë dëmtuar disa automjete të blinduar dhe një mjet tjetër i përdorur. Konkretisht, është dëmtuar një Audi A8 i blinduar me targa gjermane SWAG276, i gjetur në vendngjarje në gjendje të fikur, si dhe një tjetër Audi A8 me targa AA021RU, në pronësi të shtetasit Franko Leka, i cili është larguar më pas. Ky automjet është sekuestruar si provë materiale pas këqyrjes ku janë konstatuar dëmtime nga armë zjarri.



planifikuan vrasjen e aleksandër prendit

Lini një Përgjigje