TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2026, 12:16

Shpërndante kokainë me motor, kapet në stacionin e trenit 23-vjeçari shqiptar në Itali; droga fshihej në karikuesin e telefonit

Shkruar nga Pamfleti

 Shpërndante kokainë me motor, kapet në stacionin e trenit

Një 23-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve në Cesena të Italisë, i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimi u krye gjatë një operacioni antidrogë pranë zonës së stacionit të trenit, pasi policia kishte marrë sinjalizime për një person që shpërndante kokainë me motoçikletë në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë edhe pranë banesave të konsumatorëve.

Pas ndalimit të të riut, karabinierët ushtruan kontroll dhe gjetën 32 doza kokaine me peshë totale rreth 17 gramë. Sipas hetimeve, droga ishte fshehur brenda një karikuesi telefoni celular, ku ishte krijuar një hapësirë e posaçme pasi ishte hequr qarku elektrik.

23-vjeçarit iu sekuestruan edhe rreth 1 mijë euro cash, të cilat dyshohet se ishin të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Gjykatësi i Gjykatës së Forlì konfirmoi arrestimin dhe duke pranuar kërkesën për një zbatim të përbashkët të dënimit, e dënoi 23-vjeçarin me dy vjet burg.

arretsohet i riu shqiptar ne itali shperndarje droge

Lini një Përgjigje