TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2026, 13:18

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Monopolit në Itali. Mësohet se një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një përplasjeje të fortë mes dy automjeteve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë zonës së Piazza Milite Ignoto, në qendër të qytetit, ku një “Mercedes” dhe një “Toyota Auris” u përplasën 'kokë më kokë' në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet italiane.

I riu shqiptar, banor i Monopolit, ndodhej në sediljen e pasme të Mercedesit dhe mbeti i plagosur rëndë, por si pasojë e plagëve të marra nuk arrit dot të mbijetojë.

Dy persona të tjerë që udhëtonin me të pësuan lëndime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. E plagosur lehtë mbeti edhe gruaja që drejtonte automjetin tjetër.

Përplasja ishte aq e fortë sa dëmtoi edhe disa makina të parkuara përgjatë rrugës. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat tentuan për një kohë të gjatë të rikthenin në jetë 19-vjeçarin, përpara se ta transportonin me urgjencë në spitalin “San Giacomo”, ku më pas u konfirmua vdekja e tij.

Në vendin e aksidentit ndërhynë gjithashtu zjarrfikësit, Guardia di Finanza dhe Karabinierët, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë.

aksident itali shqiptar

Lini një Përgjigje