TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2026, 13:39

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz, arratisen dy autorët

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz, arratisen dy autorët

Policia sqaron se dy grabitësit të cilët nuk janë identifikuar ende, kanë hyrë brenda argjendarisë dhe kanë marrë një sasi bizhuterish me vlerë dhe me pas janë larguar.

Një grabitje me armë është regjistruar këtë të shtunë në një argjendari në zonën e Kamzës, duke shkaktuar shqetësim te pronarët dhe banorët përreth.

Policia sqaron se dy grabitësit të cilët nuk janë identifikuar ende, kanë hyrë brenda argjendarisë dhe kanë marrë një sasi bizhuterish me vlerë dhe me pas janë larguar.

Mësohet se njëri prej grabitësve kishte një send në dukje armë zjarri. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Rrethanat e grabitjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e ngjarjes.

"Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia.

grabitet me arme argjendaria ne kamez

Lini një Përgjigje