TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2026, 13:36

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, flet pronari: Llogaritet 70 milionë lekë dëm

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, flet pronari: Llogaritet 70

Pronari i argjendarisë së grabitur pak ditë më parë në Kazmës, ka deklaruar se hajdutët i kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 70 milionë lekë të vjetra.

Ai tha se nuk ka dyshime se kush mund të jenë autorët, dhe se nuk ka konflikt me askënd.

“Kam sistem alarmi për natën ndërsa për ditën jo. Policia është duke u marr me rastin, kanë ardhur sapo ka ndodhur ngjarja. Nuk kam dyshime për autorët, s’kam konflikt me asnjë. Unë jam njeri familjar, biznesi është i rregullt, jam në rregull me shtetin me çdo gjë. Frika ekziston se mund të ndodhë prapë por nuk di ç’të them. Masat e sigurisë do i shtojmë. Sa i përket dëmit, llogaritet 65 mln–70 mln lekë të vjetra’, tha ai për "Top Channel". 

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, flet pronari: Llogaritet 70

Nga pamjet e siguruara shihet momenti kur autorët largohen me shpejtësi me një motor. Njëri prej tyre mban armën në dorë, ndërsa tjetri një çantë të mbushur me sende ari të marra në biznes.

Ngjarja ka terrorizuar qytetarët, pasi njëri nga autorët është shfaqur me armë edhe jashtë ambienteve të argjendarisë, në një zonë të frekuentuar nga banorët. 

 

grabotja e argjendarise ne kamez

Lini një Përgjigje