TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2026, 11:32

Plagosja e policit në Tiranë, del emri kush ishte shënjestra e atentatit

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e policit në Tiranë, del emri kush ishte shënjestra e
Plagosja e policit në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, ku polici 30-vjeçar ishte nën shoqërinë e fqinjit të tij, Kedi Spaja 31 vjeç, i cili ishte në masën arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje, por që në atë e moment e kishte thyer.

Spaja ishte edhe shënjestër e atentatit.

Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë dy vëllezër që janë shpallur në kërkim. Njëri prej tyre mund të jetë autor në këtë ngjarja.

Dy vëllezërit që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit. Në momentin e ngjarjes, polici ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata e kanë qëlluar me armë, por plumbat kapën policin.

Gjatë deklarimeve të pakta që efektivi ka dhënë, është shprehur se nuk kishte njoftuar se komshiu i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.

Kujtojmë se Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 00:10 minuta në Shkozë është plagosur një efektiv policie. Ky i fundit ka qenë jashtë shërbimit, kur ka ndodhur ngjarja. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, u bë me dije se polici ka qënë afër banesës së tij i shoqëruar nga fqinji, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qënë pikërisht fqinji i efektivit.

 

plagosja e policit në tiranë

Lini një Përgjigje