Sipas raportimeve, polici është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërsa në momentin e ngjarjes ndodhej pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një komshi.
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me plagosjen e një efektivi policie gjatë natës në Tiranë. I plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku, agjent pranë Komisariatit nr. 4.
Sipas raportimeve, polici është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërsa në momentin e ngjarjes ndodhej pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një komshi i tij.
Mësohet se komshiu në fjalë ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje, por dyshohet se kishte thyer vendimin e gjykatës duke dalë nga banesa.
Hetimet paraprake tregojnë se objektiv i atentatit dyshohet të ketë qenë pikërisht komshiu i efektivit, për shkak të konflikteve të mundshme që lidhen me pazare droge.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë arsyeja pse efektivi Kumaraku shoqëronte një person që ndodhej në “arrest shtëpie”, si edhe pse nuk kishte njoftuar policinë për shkeljen e masës së sigurisë nga ana e tij.
"Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje