TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2026, 14:40

Grabitja e argjendarisë në Kamëz zgjati vetëm 1 minutë, autorët morën bizhuteri me vlerë 7 milionë lekë

Shkruar nga Pamfleti
Grabitja e argjendarisë në Kamëz zgjati vetëm 1 minutë,
Grabitja e argjendarisë në Kamëz

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me armë në një argjendari në Kamëz.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se grabitja e argjendarisë në Kamëz ka zgjatur jo më shumë se një minutë.

Dy autorët, të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, kanë hyrë në argjendari dhe brenda pak çastesh kanë marrë sende ari dhe argjendi me një vlerë që shkon deri në 7 milionë lekë të vjetra.

Pamjet filmike tregojnë se njëri prej grabitësve ka qëndruar te dera i armatosur, duke ruajtur ambientin dhe motorin e lënë jashtë, ndërsa tjetri ka mbledhur bizhuteritë nën kërcënim dhe më pas është larguar me një çantë të mbushur.

Pavarësisht hetimeve, autorët ende nuk janë identifikuar, pasi gjatë gjithë kohës kanë qenë të maskuar, nga momenti i hyrjes në argjendari deri në largimin nga zona.

Policia ka mundur të zbulojë vetëm itinerarin e arratisjes së tyre. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar deri në afërsi të Zallherrit, ku gjatë largimit me motor ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar, por më pas kanë vijuar arratisjen.

Ndërkohë, disa persona me precedentë penalë janë shoqëruar për verifikime, por më pas janë lënë të lirë.

Në dëshminë e saj, punonjësja e argjendarisë ka deklaruar se nuk është përballur me grabitësit, pasi në momentin e ngjarjes ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo pranë banakut.

 

Lini një Përgjigje