TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2026, 12:42

“Isha në banak, nuk u përballa me autorët”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti
“Isha në banak, nuk u përballa me autorët”, zbardhet
Pamje nga grabitja në Kamëz

Është zbardhur dëshmia e punonjëses së argjendarisë që u grabit të shtunën në Kamëz nga dy persona të maskuar.

Në deklarimin e saj para hetuesve, punonjësja ka treguar se nuk ka pasur asnjë kontakt apo përballje me autorët gjatë momentit të grabitjes, pasi ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit.

“Nuk kam pasur asnjë përballje me autorët në momentin e grabitjes. Isha në banak, por në pjesën e pasme të tij”, rrëfeu punonjësja.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se kanë marrë sende ari dhe argjendi. Deri tani janë shoqëruar disa persona për verifikime, ndërsa uniformat blu kanë zbuluar edhe itinerarin e lëvizjes së grabitësve pas largimit nga vendngjarja.

 

Lini një Përgjigje