Forca të shumta policie kanë rrethuar Lagjen 18 në Korçë pas dyshimeve për një automjet të dyshimtë të parkuar në zonë.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti është marrë në kontroll nga uniformat blu për shkak të dyshimeve se në të mund të jetë vendosur lëndë plasëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat po kryejnë kontrollet dhe verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nivelin e rrezikut.
Burime nga terreni bëjnë me dije se deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për praninë e eksplozivit, ndërsa hetimet janë përqendruar edhe te mundësia e vendosjes së një pajisjeje GPS në automjet.

Lini një Përgjigje