TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2026, 09:47

Digjen 3 makina në qendër të Tiranës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti
Digjen 3 makina në qendër të Tiranës, dyshohet për
Digjen 3 makina në qendër të Tiranës

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës pranë Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e përfshira.

Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit.

Digjen 3 makina në qendër të Tiranës, dyshohet për
Makinat e djegura

 

 

Lini një Përgjigje