TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2026, 13:24

Alarm për eksploziv në Korçë, policia zbardh ngjarjen: Ishte GPS, makina në pronësi të inspektorit të pyjeve

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për eksploziv në Korçë, policia zbardh ngjarjen:
Alarm për eksploziv në Korçë

Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen që alarmoi autoritetet mëngjesin e kësaj të diele në lagjen nr. 18 të qytetit.

Fillimisht u dyshua për vendosjen e një sasie eksplozivi në një automjet, por pas verifikimeve të kryera nga Forcat Xheniere rezultoi se objekti i dyshimtë ishte një pajisje gjurmuese GPS.

Sipas të dhënave, automjeti është në pronësi të 54-vjeçarit Gëzim Pasho, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve në Korçë.

Policia bëri të ditur se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur pajisjen GPS në automjet.

"Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi të shtetasit Gëzim Pasho, është konstatuar një pako, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive.

Policia rrethoi zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Në vendngjarje shkuan Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme.

Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje