TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2026, 12:54

Përplasi makinën e policisë, rrezikon jetën e dy efektivëve; çfarë ndodhi në Durrës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi makinën e policisë, rrezikon jetën e dy
Policia Durres

Dy efektivëve të Policisë rrugore u është rrezikuar jeta, kur drejtuesi i një automjeti, në gjendje të dehur, ka përplasur makinën e tyre, në një tentativë për t’i shpëtuar kontrollit. Video e mëposhtme e publikuar nga gazetari Igli Çelmeta tregon momentin e përplasjes së makinës së policisë, ndërkohë që dy efektivë tentuan ta ndalin.

Bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i identifikuar si Rezart Abazaj, që është vënë në pranga, ndërsa ka rezultuar në gjendje të dehur. Mësohet se i arrestuari me origjinë nga Skrapari, por me banim në Durrës, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pas testit të alkoolit rezultoi me 1.4 mg/l dhe u arrestua në flagrancë nga policia.

Incidenti që mund të ishte kthyer në një tragjedi ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pak javë më parë humbën jetën dy të mitur, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi.

 

 

durres policia i dehuri

Lini një Përgjigje