TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Maj 2026, 12:57

PS4, USB dhe pajisje elektronike; çfarë u gjet nga kontrollet në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti
PS4, USB dhe pajisje elektronike; çfarë u gjet nga kontrollet
Pamje nga aksioni

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan.

Kontrollet janë përqendruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucionet penitenciare.

Në operacion janë angazhuar forca të shumta sigurie dhe personel i administratës së burgjeve.

Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë gjetur dhe sekuestruar sende të tepërta si dhe aksesorë të mjeteve të komunikimit. Ndërkohë, çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme.

"Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë. Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione.

Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftim.

PS4, USB dhe pajisje elektronike; çfarë u gjet nga kontrolletPS4, USB dhe pajisje elektronike; çfarë u gjet nga kontrolletPS4, USB dhe pajisje elektronike; çfarë u gjet nga kontrollet

ps4 usb dhe pajisje elektronike burgjet e lushnjes dhe elbasanit

Lini një Përgjigje