
Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri në orët e para të së hënës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërsa efektivi i plagosur është identifikuar si Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç.
Sipas informacioneve zyrtare, plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa efektivi ka qenë jashtë shërbimit.
AMP ka nisur hetimet, ndërsa efektivi i policisë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga raportimet mësohet se efektivi është plagosur në këmbë, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti, ku polici është përfshirë.
Njoftimi
Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Lini një Përgjigje