Një biznes bulmeti në Pogradec ka rënë pre e një vjedhjeje gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë rrugës së spitalit, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e dyqanit dhe kanë marrë një shumë parash që paraprakisht llogaritet rreth 2 milionë lekë.
Sipas të dhënave paraprake, kjo është hera e dytë brenda pesë muajve që i njëjti biznes përballet me grabitje.
Policia ka nisur veprimet hetimore dhe po administron pamjet e kamerave të sigurisë nga subjektet pranë vendit ku ndodhi vjedhja. Ndërkohë, ekspertët kriminalistikë po kryejnë këqyrjen e ambientit për të identifikuar gjurmë të mundshme.
Në të njëjtën zonë, disa muaj më parë u regjistrua edhe grabitja e një argjendarie, rast për të cilin u arrestuan dy persona. Hetimet për zbardhjen e vjedhjes së fundit janë në vijim.
Lini një Përgjigje