Policia ka identifikuar dhe shallpur në kërkim autorin/ët për ngjarja e ndodhur pas mesnate në zonën e Shkozës në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku. Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.
Në momentin e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës me arnë, por plumbat kapën policin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Lini një Përgjigje