TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2026, 10:42

Kupola e policisë e favorizoi, IKMT e Sarandës shemb beach-barin Copacabana

Shkruar nga Pamfleti
Kupola e policisë e favorizoi, IKMT e Sarandës shemb beach-barin
Copacabana në Sarandë

Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit ka vijuar sot me prishjen e beach-barit Copacabana në Sarandë. Ky ndërtim dyshohet se u ngrit pa leje i financuar nga grupet kriminale duke korruptuar kupolën e policisë së Sarandës.

Avokati i pronarëve të subjektit pretendon se stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës është ndërtuar me leje nga KKRRT-ja.

Pronarja në letra, Arjola Dhrami Bajo rezulton ende në kërkim për ndërtimin pa leje.

Prona që dyshohet se ishte marrë me forcë nga grupi kriminal, ishte e Isuf Jaçajt, i vrarë me tritol në 2025. Aty po ndërtohej pa leje një beach bar që synohej të vihej në funksion gjatë sezonit turistik.

Shkarkimi i kupolës së policisë në Sarandë

Sipas policisë, prona ku po kryheshin punimet rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili mbeti i vrarë pas shpërthimit me tritol të automjetit të tij në tetor të vitit 2025.

Hetuesit dyshojnë se pas atentatit fshihet një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili po verifikohet edhe për përfshirje në ngjarje të tjera kriminale në Sarandë. Sipas dyshimeve, prona ishte marrë me forcë nga ky grup, ndërsa aty po ndërtohej një beach bar që synohej të hapej gjatë sezonit turistik.

Në fokus të hetimeve janë edhe dyshimet për korrupsion brenda strukturave të policisë lokale. Për lejimin e ndërtimit pa leje dyshohet se janë dhënë ryshfete drejtuesve të policisë në Sarandë. Për këtë arsye, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar shefin e Komisariatit të Sarandës dhe tre vartës të tij, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën që lejoi vazhdimin e punimeve.

Gjithashtu, u pezullua edhe shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Sarandës, komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje nga AMP gjatë hetimeve.

Emrat e policëve të arrestuar: 

-Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;
-Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve
-Ajdin Ismailaj, specialist për rendin
-Robert Çullaj, specialist zone

I pezulluar nga detyra:

-Shefi i e Krimeve në Sarandë, Blerim Tafçiu

"Pas informacionit të ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre në ujë) kryheshin punime ndërtimi të paligjshme, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë arrestoi në flagrancë 8 shtetas që punonin në këtë objekt, si dhe shpalli në kërkim një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet pa leje.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vijuan veprimet e thelluara për nxjerrjen e përgjegjësive për punonjësit e policisë, të cilët nuk kishin kryer detyrën për moslejimin e këtij ndërtimi.

Pas veprimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim me AMP-në, u bë ndalimi i punonjësve të policisë:

Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;

Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve;

Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin;

Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Ndaj këtyre punonjësve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast.

Pas ndalimit të këtyre punonjësve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjësit e policisë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit, për shkeljet e konstatuara, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në drejtim të zbatimit të ligjit, mbrojtjes së territorit dhe dëmtimit të imazhit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në  Komisariatin e  Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

copacabana në sarandë shkarkimi i kupolës së policisë në sarandë

Lini një Përgjigje