TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Maj 2026, 11:46

Plagosja e efektivit, gjenden 7 gëzhoja; dyshohet se u qëllua nga dy armë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e efektivit, gjenden 7 gëzhoja; dyshohet se u qëllua nga dy
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur gjatë natës në zonën e Shkozës në Tiranë. Hetimet paraprake tregojnë se është qëlluar me dy armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka gjetur 7 gëzhoja.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se arma e efektivit të plagosur është sekuestruar dhe është dërguar për ekspertim, për të verifikuar nëse ai ka qëlluar apo jo gjatë incidentit.

Efektivi Anxhelo Kumaraku ndodhej në shoqërinë e fqinjit të tij, Kedi Spaja, 31 vjeç, i cili ishte në masën “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve, objektiv i atentatit dyshohet të ketë qenë pikërisht Spaja.

Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë dy vëllezër që janë shpallur në kërkim. Njëri prej tyre mund të jetë autor në këtë ngjarja.

Dy vëllezërit që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit. Në momentin e ngjarjes, polici ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata e kanë qëlluar me armë, por plumbat kapën policin.

Gjatë deklarimeve të pakta që efektivi ka dhënë, është shprehur se nuk kishte njoftuar se komshiu i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.

 

plagosja e efektivit ne tirane

Lini një Përgjigje