Kjo është makina e Klejdi Spajës, i cili ishte objektiv i atentatit të ndodhur mbrëmë në mesnatë.
Ngjarja ndodhi në Shkozë të Tiranës. Në foto duken shenjat e plumbave të qëlluara në drejtim të 31-vjeçarit, që kapën aksidentalisht edhe efektivin.
Polici Anxhelo Kumaraku ndodhej jashtë shërbimit dhe pranë banesës së tij në Shkozë kur u plagos në këmbë pak pasi kishte trokitur mesnata. 30-vjeçari ndodhej në shoqërinë e fqinjit të tij, Kejdi Spajës, por ngjarja nuk ishte një rastësi.
Polici 30-vjeçar ishte nën shoqërinë e fqinjit të tij, Klejdi Spaja 31 vjeç, i cili ishte në masën arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje, por që në atë e moment e kishte thyer.
Sipas informacioneve Spaja ishte edhe shënjestër e atentatit.
Fqinji 31-vjeçar kishte thyer masën e arrestit në shtëpi.
Në janar, ai ishte arrestuar nga “Shqiponjat” për armëmbajtje pa leje ndërsa qarkullonte në kryeqytet.
Ajo që e ktheu Spajën në shënjestër është konflikti për një çështje borxhi me dy vëllezër, Aldo dhe Ali Lika, 33 dhe 22 vjeç, tashmë të shpallur në kërkim.
Lini një Përgjigje