TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2023, 11:55

Arrestimi i bandës së Laert Haxhiut, zbardhen emrat e 6 autorëve të vrasjes së Albi Bashaliut në Peqin

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i bandës së Laert Haxhiut, zbardhen emrat e 6 autorëve

Policia e Shtetit ka dhënë detaje ditën e sotme rreth megaoperacionit, ku u lëshuan 16 urdhër-arreste, ndërsa u zbuluan 6 vrasje.

Ndërkohë, janë zbuluar emrat e personave të përfshirë në vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin në vitin 2021.

Autorët e dyshuar janë:

- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

- Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;

- Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;

- Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Si ndodhi vrasja e 27 dhjetorit 2021

Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 Dhjetor të vitit 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Viktima sapo kishte zbritur nga makina e tij për të shkuar në një kafe. Pasi e ekzekutuan Bashaliut i dogjën edhe makinën.

Ai kishte precedentë penalë pasi 4 vite më parë kishte qëlluar me armë në drejtim të 2 personave në Peqin. Ngjarja u dyshua për hakmarrje pasi po në Qershor të atij viti, vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu vrau Ylber Xhahysën. Bashaliu u konfliktua për motive banale me Ylber Xhahysën për gërvishtjen e makinës 5 vite më parë dhe ky konflikt çoi në atë ngjarje të rëndë kriminale.

albi bashaliu 6 autoret vrasje

Lini një Përgjigje